Një moment i papritur ka ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, ku aktori Will Smith ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock.
Shkak i kësaj duket se është bërë një shaka e komedianit me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith, bashkëshortes së aktorit Will Smith.
Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën.
Siç duket, Will nuk e priti mirë komentin e Chris Rock. Edhe vetë Jada bëri një shikim që nënkuptonte bezdisje nga përmendja e flokëve.
Here's the moment Chris Rock made a "G.I. Jane 2" joke about Jada Pinkett Smith, prompting Will Smith to punch him and yell, "Leave my wife’s name out of your f–king mouth." #Oscars pic.twitter.com/kHTZXI6kuL
— Variety (@Variety) March 28, 2022