Kancelari gjerman Olaf Scholf, gjatë një konference zhvilluar pas takimit me kryeministren suedeze Magdalena Anderson, ka folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai u shpreh se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, duhet të fillojnë sa më shpejt dhe se çdo vonesë do të bënte që vendet e Ballkanit të jenë të pambrojtur nga ndikimet e jashtme.
“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur sepse çdo vonesë do t’i bëjë vendet e Ballkanit Perëndimor të pambrojtur ndaj ndikimeve të jashtme”, ka thënë ai.