Pak para se të nisë seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje me deputetët.

Njëra prej tyre, më konkretisht Albana Vokshi ka kërkuar nga Alibeaj që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi.