Rebeça Short, 26 vjeçe, ka udhëtuar për në SHBA me justifikimin se ishte duke bërë pushime.

Më vonë, nga postimet në rrjetet sociale, familja e saj ka kuptuar se në të vërtetë britanikja ishte martuar. Dhëndri nuk ishte një njeri i zakonshëm, por Manuel Ovante Jr, 35 vjeç, një i dënuar për vrasje të dyfishtë dhe që momentalisht ishte duke vuajtur dënimin në një nga burgjet amerikane.

26 vjeçarja fillimisht kishte ndarë në rrjetet sociale foto nga Disney World, Florida dhe Ura Golden Gate në San Francisko, ndërsa më vonë, ka tronditur familjarët me foto të dasmës nga burgu Eyman, Firence, Arizona.

Burgu Eyman ka 113 të burgosur të dënuar me vdekje. Ata kalojnë mesatarisht 17 vjet atje përpara se të ekzekutohen me injeksion vdekjeprurës.

Me sa duket, e reja ka qenë gjithmonë e tërhequr nga vrasësit serialë.

“Ajo ishte gjithmonë e fiksuar pas shikimit të dokumentarëve të Netflix rreth vrasësve serialë në Amerikë, por askush nuk mendonte se ajo do të ikte dhe do të martohej me një të tillë”, tha një mik i saj për The Sun.