Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.281 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 206 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.951.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive është 53.982 raste nga 198.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.383 raste të vdekjes.