Një sasi prej 14 kg kokainë iu sekuestruajn një shqiptari. Operacioni i gjerë nga Policia italiane u organizua në provincën e Leçes, duke çuar në pranga 30-vjeçarin.
Ndërsa forcat e Policisë po kryenin një shërbimi kontrolli rutinë në terren, ata pikasën 30-vjeçarin shqiptar, i dyshuar si trafikant droge. Pas kësaj, ata filluan ndjekjen me makinë midis provincës së Leçes dhe asaj të Parmës.
Pas ndalimit të automjetit në kabinën e pagesës së autostradës, policët zbuluan sistemin gjenial me fund të dyfishtë në dyshemenë e mjetit.
Dy kapëse të veçanta që hapen me një sistem të sofistikuar lëshimi me dy faza: elektronik dhe mekanik. Brenda kapakut, në anën e pasagjerit, policët e Leçes gjetën të ngjeshur në fund të dyfishtë, rreth 10 pako me lëndë narkotike, që në zhargon quhen “blloqe”, për një peshë totale prej rreth 11 kilogramë.
Në shtëpinë e burrit në Mariano Comense, në provincën e Comos, efektivët e “Guardia di Finanza” gjetën tre kilogramë të tjerë kokainë.
Në përgjithësi, prerja dhe shitja e lëndës narkotike në treg do t’u sillte tregtarëve të drogës një fitim prej rreth 2 milionë eurosh. 30-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Parmës.





