Dinamo ka pretenduar se është dëmtuar nga gjykimi ndaj Teutës.Minuta 45+1: Haxhiu pason për Rexhinaldon, por në një duel me Jazxhin sulmuesi bie në tokë duke pretenduar për një 11-metërsh.
Aksioni vazhdon, ku kemi ndërhyrjen e Kotobellit ndaj Siljanovskit që bie në fushë për të vijuar me ndërhyrjen e Ivanoviçit ndaj Haxhiut, duke shtuar pretendimet e dinamovitëve për 11-metërsh. Por pas shikimit të rastit në VAR, loja vijon duke mos pasur penallti.
Nga përsëritja e rastit nga kamera pas porte del se gjyqtarët kanë vepruar drejt në këtë aksion, pasi Rexhinaldo më shumë bie vetë, ndërsa në dy rastet e tjera janë lojtarët e Teutës që prekin topin. Kartoni i kuq i Mijës në fund ishte i drejtë. Rexhinaldos në tri raste iu fal kartoni i verdhë.