Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Pogradec.
Dy persona, pas një konflikti të çastit kanë plagosur në këmbë shtetasin me iniciale J.M., i cili pas ngjarjes është paraqitur vetë në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Policia thotë se ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe po punon për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





