Një makinë ka shpërthyer në flakë rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Policia bën me dije se makina me drejtuese shtetasen E. D. ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.