Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e sotme dy operacione antidrogë, ku u sekuestruan 48.5 kilogramë kanabis në formë çokollate. Droga u gjet e fshehur në një banesë dhe në pranga ranë babë e bir, Sami dhe Kevin Qordja.
Menjëherë pas kësaj, në zonën e Tujanit, në një tjetër banesë policia gjeti 312 gramë heroinë. Ajo u gjet në shtëpinë e Ramadan Qordjas i cili akuzohet se blinte heroinë me kilogramë dhe më pas i shiste në doza të vogla që shiste kryesisht në zonën e Tufinës.
Kreu u policisë së Tiranës Lorenc Panganika, në një konferencë për shtyp tha se nga hetimet ka rezultuar se babë e bir trafikonin, prodhonin dhe shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës.





