Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mes disa të rinjve në Sarandë. I plagosuri është me iniciale R.A.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit.

Sipas Policisë së Sarandës, autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.B., i cili është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.