Mbrëmjen e sotme janë regjistruar të shtëna në lagjen “10 Korriku” pak metra pas shëtitores Lungomare në Vlorë.

Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar ndërsa dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes dy të rinjve.

Të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të një makine “Mercedes Benz” të tipit “ML”.

Makina është në emer të Astrit Aliraj kryeplaku i fshatit Kaninë, ky i fundit makinën ja kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Aliraj 24 vjec ndërkohë që një person me ( xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjecari ka ndaluar, personi që i ka ndjekur ka shtënë disa herë në drejtim te makines tip ML , për fat të mirë 24 vjecari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap. Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Aliraj.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.