Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me një makinë këtë të premte në Tiranë. Për pasojë të dy mjetet kanë përfunduar në lumin e Lanës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 tek kinema Agimi.