Dhimbja e kokës prek 52% të popullsisë botërore. Sipas statistikave dhe revizionimit të 357 publikimeve shkencore, rezulton se dhimbja e kokës është një patologji gjithnjë në rritje, ku 14% i referohet migrenës, 26% dhimbje koke intensive, dhe 4.6% dhimbje kronike që zgjat mbi 15 ditë. Në të gjitha rastet, përqindja më e lartë është tek gratë.

Studimi i fundit i plotë ishte kryer në vititn 2007 dhe sipas autorëve, është ende herët për të arritur në konkluzione. Gjithsesi, ajo që theksohet është fakti se dhimbja apo shqetësimet e kokës, kanë pasoja të rënda zinxhir mbi personat e prekur por edhe shoqërinë. Kështu lind nevoja për përmirësimin e metodave dhe ndërhyrjeve për trajtimin e shqetësimeve akute.

 Një tjetër aspekt që bie në sy është se përqindja më e lartë e personave që vuajnë nga dhimbja e kokës janë nga vende të zhvilluara dhe me të ardhura të larta.