Një aksident hekurudhor është shënuar mesditën e sotme.
Ngjarja është shënuar në Fushë Mamurras, ku treni i linjës Tiranë-Shkodër është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes, kamioni është batuar mbi shina, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





