Të shtëna me armë në Shkodër janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Të shtënat janë raportuar në hyrje të Dobraçit.

Sipas informacioneve të para, nga të shtënat është plagosur një person, i cili eshte derguar me urgjence në spital.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën vlerësimet e duhura për përcaktimin e rrethanave të saj.