Digjet baxhoja e qumështit në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz.

“Një ndërtesë e përpunimit të qumështit, (baxho) në pronësi të N. Z., është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotesisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, njofton policia.