Një rast makabriteti është zbuluar në Korçë ditën e sotme ku një nënë ka futur në valixhe foshnjën e porsalindur, ku më pas fëmija ka ndërruar jetë.

Foshnja është gjetur pa jetë në banesë nga bashkëshorti, i cili kishte ardhur ditën e djeshme nga emigracioni.

Ai është shprehur në Polici se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi nga emigrimi dhe fëmija i vdekur nuk ishte i tij.

Mësohet se gruaja kishte probleme mendore ndërsa çifti kanë së bashku edhe një fëmijë tjetër. Ndërkohë foshnjës po i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.