Një tjetër urban në Tiranë është përfshirë në një aksident. Ngjarja është regjistruar pranë bulevardit te materniteti Mbretëresha Geraldinë.

Bëhet fjalë për urbanin e linjës Jordan Misja-Qytet Studenti, i cili është përplasur me strehën e vendqëndrimit të stacionit.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.