Babë e bir kanë plagosur me thikë një 55 vjeçar në Sarandë, pas një sherri për motive të dobëta.
Policia e Sarandës bën me dije se shtetasi me inicialet H. H., 54 vjeç, dhe M. H., kanë goditur me mjet prerës për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., banues në lagjen nr.2, Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:
– H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





