Dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët. Të premten ata kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë.

Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por familjet e tyre nuk kanë qenë dakort.

Mësohet se kjo ka qenë arsyeja që ata janë larguar nga banesa. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të premten dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin. Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.

Ata kanë udhëtuar me taksi të hënën drejt Tiranës. Ka qenë taksisti që ka dëshmuar se i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit” rreth orës 13:00.