Një aksident i rëndë fatmirësisht pa viktima ka ndodhur pak para mesditës në Vorë.

Një automjet është përmbysur në mes të rrugës ne autostradën Tiranë – Durrës.

Automjeti tip Audi, sipas të dhënave paraprake, është përmbysur si pasojë e shpejtësisë ndërkohë që drejtuesi ka shpëtuar pa dëme të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa për disa minuta, qarkullimi në zonë është vështirësuar pasi automjeti i aksidentuar ka mbetur në rrugë i përmbysur.