Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Myltë të Lezhës. Një minoren është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë.
Pasi ka përplasur të riun, makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj.
Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë sjellë këtë aksident.





