Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre qytetarë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Fierit në afërsi të urës Mbrostar.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, një kamion, një automjet tip “Fiat” dhe një Benz.

Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.