Gjenden në Tiranë vajza dhe djali që u zhdukën të shtunën nga Elbasani.
Vajza 13 vjeçe dhe djali 15 vjeç nxënës të shkollave 9-vjeçare në Elbasan në Tiranë, ku edhe dyshohej se u fshiheshin familjeve.
Të miturit mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa.
Të shtunën janë nisur në drejtim të Funarit, fshat turistik në Elbasan. Më pas kanë udhëtuar në fshatin Korrë, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit.
Me të gdhirë e nesërmja, ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur, janë larguar me një taksi në ‘Qytetin Studenti’.
Kamerat e sigurisë i kanë filmuar sot në zonën e “Shkollës së Bashkuar” në Tiranë. Kaq ka mjaftuar që policia ti lokalizojë dhe t’i gjejë.
Të miturit janë marrë në pyetje nga policia dhe më pas do shoqërohen te familjet e tyre në prani të psikologëve.





