Policia po ushtron kontrolle masive të territorit, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”, të  zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kurbin.

Si rezultat janë sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe 320 bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në tokë dhe janë vënë në pranga 2 shtetas.