Një trup i pajetë është gjendur në një godinë të braktisur në lagjen “Kastrioti” në Fier.
Mësohet se viktima është një burrë, emri i të cilit është Julian Prifti.
Dyshohet se trupi është i dekompozuar dhe mund të ketë dy ose tre javë më shumë në këtë vend.
Ka qenë era e rëndë e cila ka alarmuar banorët dhe punonjësit të cilët kanë qenë duke punuar për riparimin e një rruge.





