Një pasagjer i United Airlines u arrestua ditën e djeshme, në aeroportin ndërkombëtar O’Hare të Çikagos, pasi hapi një derë avioni dhe doli në krahun e aeroplanit.
“Një person ishte në bordin e një avioni që po i afrohej portës kur ai tërhoqi daljen e urgjencës dhe doli në krahun e avionit,” sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Çikagos.
Incidenti ndodhi në fluturimin 2478 të United Airlines që vinte nga San Diego.
United Airlines tha se ekuipazhi tokësor e ndaloi individin jashtë avionit. Kur avioni mbërriti në port, të gjithë pasagjerët u larguan në mënyrë të sigurt.





