Zbardhen emrat e dy turistëve që humbën jetën në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Shkodër.

Bëhet fjalë për çiftin Marta dhe Voldimir Makovski, 42 dhe 45 vjeç, nga Polonia.

Ngjarja ndodhi në Krye Bushat. Mësohet se ata ishin duke udhëtuar me një motor kur u përplasën me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga David Gjonaj.

Deri më tani nuk dihen detajet nga aksidenti.