U dënua me 2 vite burg pasi la të lirë trafikantët, lirohet nga qelia ish-prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit akuzohej si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ndodhi gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës.

SPAK përmes përgjimeve arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.