Policia e Tiranës ka njoftuar për një vrasje me thikë, të ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.
Paraprakisht është bërë e ditur se në afërsi të “Harry Fulz”, një 37-vjeçar ka goditur dhe lënë të vdekur në vend shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç.
Mësohet se 37-vjeçari Olgert Dhimitri është shoqëruar në polici dh epo punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave. Viktima dhe autori Olgert Dhimitri, 37 vjeç, banor të së njëjtës lagje ishin duke konsumuar alkool në lokal dhe më pas kanë filluar konfliktin me fjalë.
Pas sherrit verbal ata kanë dalë jashtë dhe 37-vjeçari e ka goditur me thikë të moshuarin. Autori sipas burimeve është në gjendje tejet të dehur dhe dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.





