Me kostum të errët dhe syze dielli, këpucë dhe çantë në ngjyrë bezhë.

Kështu u paraqit në Asemblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Sako përgjatë punimeve të Asamblesë qëndroi në podiumin kryesor, pasi së bashku me Eriselda Sefën u zgjodh të mbante postin e nënkryetares së Asamblesë, ndërsa Eduard Ndreca u caktua sekretar.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Kryebashkiakja falenderon kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e forumeve drejtuese të PS-së për detyrën e re.

“Është detyrimi dhe angazhimi im madhor që ta justifikoj besimin e socialistëve dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit me punë dhe vetëm me punë.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS ku u miratuan vendime të rëndësishme. Kënaqësi e veçantë por edhe përgjegjësi maksimale pozicioni i nënkryetares së kësaj asambleje.

Falenderoj kryetarin e PS, Edi Rama si dhe të gjithë anëtarët e forumeve drejtuese për besimin e dhënë.

Është detyrimi dhe angazhimi im madhor që ta justifikoj besimin e socialistëve dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit me punë dhe vetëm me punë.

PS do të vijojë të ketë sukses në të gjitha sfidat e ardhshme sepse qellimi ynë i vetëm është zhvillimi i mëtejshëm i Shqipërisë dhe mbështetja jonë e madhe janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të cilët e duan progresin dhe të cilëve ne u shërbejmë çdo ditë.