Një i ndaluar nga policia për vjedhje banese, i cili pritej të njihej me masën e sigurisë, është arratisur mesditën e sotme nga Gjykata e Korçës, duke qëndruar për disa orë në arrati.
Mësohet se i dyshuari ka qenë në sallën e gjyqit kur është arratisur. I arratisuri është 21-vjeçari K. Medolli nga fshati Qatrom.
Ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.





