Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është 44-vjeçari B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.
Mësohet viktima është nisur tek e motra, por pasi është takuar me burrin e motrës, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.





