Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Në lagjen “Konferenca e Pezës” është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçari Novrus Kapllanaj. Nuk dihen ende motivet që shtynë 60-vjeçarin në kryerjen e këtij akti të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.