Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gradishtë të Divjakës.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 66-vjeçari i identifikuar si Andrea Çuni është vetëvrarë me armë gjahu.
Ende nuk dihen rrethanat që e çuan të moshuarin drejt vetëflijimit.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë, Divjakë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë, shtetasi A. Ç., 66 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





