Një video e cila në pak kohë është bërë virale, vjen së fundmi nga Turqia. 

Ish-gjyqtari i njohur i futbolli turk Ahmet Çakar, i cili tashmë punon si analist në një emision sportiv “Beyaz Futbol”, ka habitur me veprimin e tij live në studio.

Gjatë transmetimit të emisionit, 59-vjeçari ka vrarë me duar një insekt dhe me shpejtësi e ka ngrënë.

Kjo ka bërë që të pranishmit në emision, analistët tjerë të mbesin pa fjalë dhe një prej tyre u largua për disa minuta.

Çakar më parë kishte sjell në po të njëjtin televizion një gjarpër teksa e ka puthur disa herë përpara se të bënte show.