Një aksident është shënuar ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Kamzës, ku një makinë ka përfunduar brenda ambienteve të një lavazhi, pas përplasjes me një mjet tjetër.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.





