Një burrë rreth 40 vjeç është gjetur i vdekur në një pyll anës rrugës ditën e sotme në Divjakë.

Viktima ështe identifikuar si shtetasi Artur Ndoni, peshkatar ndërsa është gjetur nga një turist skocez qe ka njoftuar policinë.

Viktima dyshohet se ka qenë duke ecur me biçikletë dhe është përplasur dhe ka gjetur vdekjen.

Ekspertet dhe policia janë në vendngjarje për të mundësuar zbardhjen e kësaj ngjarje.