Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, ku janë përplasur tre automjete dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua dhe një fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Saka policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po kryen hetimet për të verifikuar edhe shkaqet e aksidentit.