Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi.

Kurti shkroi në një postim në Facebook se pas shtatë muajsh, u dëshmua ajo që dihej nga fillimi.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.”, shkruan Kurti.