Një lajm i hidhur ka ardhur nga Australia, ku ikona e sportit të kriketit, Andru Simonds, është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.Arsyeja e vdekjes së ish-sportistit të famshëm ka ardhur si pasojë e një aksidenti me makinë në Tounsvill në Australi, i cili nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra.
Simonds ka luajtur 198 ndeshje me kombëtaren deri sa u tërhoq në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë punonte si komentator i “Fox Sports”.Ai është ikona e tretë australiane e kriketit që ka ndërruar jetë në këtë vit, pas Shejn Uarni dhe Rod Marsh.