Kushdo që sot ngre kokën drejt qiellit do të shohë një hënë shumë më të shndritshme se zakonisht.

Fenomeni natyror ndodh në prag të eklipsit të plotë të saj, i parashikuar të ndodhë ditën e nesërme (e hënë).

Sipas BBC, hëna do të duket më e madhe se zakonisht, sepse do të jetë në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke i dhënë emrin super Hënë. Ajo do të quhet gjithashtu një Hënë me ‘gjak’. Në hemisferën veriore, hëna e plotë në maj shpesh quhet Hënë me lule sepse përkon me lulet e Pranverës.

Të hënën ndodh eklipsi i plotë i saj. Është momenti kur Toka do të vijë midis Diellit dhe Hënës. Duke rënë plotësisht në hijen e Tokës, Hëna do të errësohet ngadalë përpara se të bëhet e kuqe e errët. Ajo do të jetë e dukshme me sy të lirë para agimit të së hënës në pjesën më të madhe të Evropës. Amerika do të ketë një pamje të mrekullueshme në mbrëmjen e sotme.