Zlatan Ibrahimovic nuk luajti me kuqezinjtë në ndeshjen e Serie A kundër Atalantas të dielën (2-0), por për të u fol para ndeshjes, kur lojtarët mbërritën në “San Siro” me autobusin e klubit.

I rrëmbyer nga atmosfera rreth automjetit të favoritit të madh për titull, sulmuesi gjigand suedez (40 vjeç) komunikoi me tifozët, duke goditur xhamin e përparmë me të dy duart. 

Ndërsa kolosi vendosi pak forcë në të, dritarja e përparme e autobusit është krisur. Për fat, si sulmuesi, ashtu edhe tifozët kuqezinj nuk janë dëmtuar.