Situata pak orë para finales së Conference League në rrugët e Tiranës duket se po del nga kontrolli. Tifozët holandezë të Feynordit po tregohen agresivë dhe të dhunshëm.
Raportohet se në rrugën “Mustafa Matohiti” e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës” rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me gurë dhe shkopinj janë përplasur me policinë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një efektiv në radhët e uniformave blu. Mësohet se sherri ka nisur për shkak se policia ka ndaluar marshimin e tyre drejt stadiumit ku aktualisht ndodhen tifozët e Romës.