Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e tifozit simbol të Kombëtares shqiptare Ballist Morina.
Mësohet se ndaj Morinës kishte urdhër arresti nga Gjykata e Durrësit pasi akuzohej për armëmbajtje paleje dhe duhet të vuaj dënimin prej 5 muajsh burg që ka mbetur pa shlyer.
Burime zyrtare të Policisë së Kukësit bëjnë të ditur se Ballist Morina u arrestua në qytetin e Kukësit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.
Kujtojmë se Morina kishte deklaruar se e mbante armën pasi ndjehej i kërcënuar nga qarqet serbe.