Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për policin 25-vjeçar, Ludjan Zaimi, i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun, Caush Saliasi, në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë

Ziami është shprehur se Çaushi e ka ofenduar, ndërsa shtoi se me Saliasin është konfliktuar edhe më herët kur kanë qenë në krye të detyrës dhe ka theksuar se ai konsumonte alkool.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka ndodhur në pak minuta, ku kolegët kanë nxituar të transportonin në spital kolegun e plagosur rëndë.