Ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Lutfi Gjyli, i cili plagosi me armën e shërbimit mikun me të cilin ishte ulur në të njëjtë tavolinë në 23 Maj.
Mësohet se trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg efektivin.
Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, 48-vjeçari tha se arma ishte shkrepur pa dashje dhe nuk kishte pasur asnjë qëllim për lëndimin e shtetasit Myrteza Lika. Megjithatë Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.
Kujtojmë se në një njoftim për mediat Agjencia për Mbikqyrjen Policore tha se Gjyli plagosi Myrteza Likën në gjendje të dehur.