Nuk ka munguar edhe urimi nga Kryeministri Edi Rama, duke u shprehur falënderimet e tij për mbrëmjen magjike të finales së Konferencë Ligë, ku Roma u shpall kampione.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar fotot e Marash Kumbullës që feston me flamurin shqiptar dhe të trajnerit të Romës, i cili puth kupën e fitores.

“MIRËMËNGJES dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, – shkruan kryeministri Rama.