Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.
Prej më shumë se një muaji ,ish-Presidenti u tranferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje Nishani ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për të.
Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin një vendim për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.